Light Rain

12°C

Tiranë

Light Rain

Lageshtia: 95%

Era: 0 km/h

Këta janë këshilltarët e Ramës, për çfarë mund ta këshillojnë Kryetarin?

Bëhet fjalë për dy nga njerëzit më të afërt të Ramës. Fotot janë bërë disa vite më parë gjatë një feste të organizuar mes miqsh.


Emrat e dy këshilltarëve kryesorë të Ramës që shfaqen në këtë foto me veshje grash dhe të trukuar si femrat janë Endri Fuga dhe Arbi Mazniku.

Zyrtarisht, në strukturat e selisë rozë Fuga përmendet herë si koordinator për mediat e herë si shef i kabinetit të kryetarit. Por emërtimi ka pak rëndësi; sepse konkretisht Endri Fuga është njeriu që “i bën marketingun” entit politik me emrin Partia Socialiste dhe sidomos, njeriut politik Edi Rama.

Historia e kësaj marrëdhënieje i ka rrënjët që në themelimin e lëvizjes Mjaft, në kapërcyellin e viteve 2002-2003, kur Erion Veliaj, Arbi Mazniku, Endri Fuga e të tjerë njëzet e pak vjeçarë ndërtuan dhe vunë në funksionim këtë organizatë rinore sa të suksesshme dje, aq edhe të shumëpërfolur sot për synimet dhe qëllimet e saj të vërteta. Të cilat, për shumë vëzhgues të arenës politike shqiptare, paskëshin qenë: Ngritja e një lëvizjeje të aksionit rinor e qytetar në funksion të betejës (me rezultat fundor rrëzimin) kundër qeverisë Nano brenda formatit të shoqërisë civile, çka do të prodhonte paralelisht hapjen e rrugës për kryetarin e bashkisë së Tiranës Edi Rama drejt Partisë Socialiste, dhe promovimin e figurave të reja për skenën politike të së nesërmes, figura të cilat sigurisht do të rriteshin bashkë me kryetarin e ri të selisë rozë.

Tashmë dihet financimi i fuqishëm i lëvizjes Mjaft në këtë funksion dhe harmonia e plotë e aksioneve të saj me politikën e Ramës. Por kjo nuk është temë e këtij shkrimi: Fakti është që paratë nuk mjaftojnë asnjëherë, as për Mjaft-in, nëse ato nuk do menaxhoheshin nga individë të talentuar. Ndërsa Mazniku është pjesë e grupit të ish-Lëvizjes Mjaft që i është bashkuar Ramës. Ai ka një sërë detyrash në PS si dhe është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.