15°C

Tiranë

"I drejte"

Lageshtia: 88%

Era: 8.05 km/h

Ja kush pritet të jenë ministrat e rinj

Dy aleatët, Edi Rama dhe Ilir Meta nisën dje, konsultimet për krijimin e qeverisë së re. Në takimin e parë, kreu i PS-së dhe ai i LSI-së saktësuan pozicionet e tyre, përkatësisht Rama kryeministër e Meta kryetar i Kuvendit.


Pas një takimi në hotel "Sheraton", që zgjati rreth 2 orë e 30 minuta, dy kryetarët dolën me një deklaratë, të shpërndarë nga zyra e shtypit e PS-së. Edhe LSI, ashtu si PS, do të ndajë mandatin e deputetit nga detyra e ministrit.

Tashmë të dy kryetarët kanë nisur negociatat për të caktuar ministrat e rinj. Në PS, disa prej emrave të përzgjedhur nga Rama për disa poste ministrash nuk kanë pranuar të lënë mandatin e deputetit, ndaj edhe emrat për kabinetin e ri ndryshojnë shpesh. Disa prej emrave janë, Saimir Tahiri në Ministrinë e Brendshme, Shkëlqim Cani apo Anastas Angjeli në Ministrinë e Financave, Mimi Kodheli në dikasterin e Ekonomisë.

Ministria e Shëndetësisë përflitet që të ketë si drejtues, ose Klodiana Spahiun e PS-së, ose Petrit Vargun e LSI-së. Ndërkaq, Rama e Meta kanë rënë dakord që konsultimet të vijojnë këto ditë edhe me aleatët e tjerë, për të mbyllur kështu krijimin e kabinetit të ri dhe për të pritur shtatorin, kur do të votohen në Kuvend. Sipas asaj çfarë është biseduar në takim, është ngritur një grup i përbashkët pune, - nën drejtimin e Sekretarit të Programit të PS, Ilir Beqja, dhe anëtarit të kryesisë së LSI, Edmond Haxhinasto, - i cili duhet të nisë menjëherë nga puna për planin e detajuar të punës së 300 ditëve të para, që do t'i paraqitet publikut në muajin shtator.

PROJEKSIONI PARAPRAK I QEVERISE HIJE
Kryeministër Edi Rama
Ministër i Financave Shkëlqim Cani ose Anastas Angjeli
Ministër i Jashtëm Roland Bimo
Ministër i Brendshëm Saimir Tahiri
Ministër i Arsimit Shezai Rrokaj (LSI)
Ministër i Drejtësisë Spartak Ngjela ose (LSI)
Ministër i Kulturës Fidel Ylli, Artan Lame ose Auron Tare
Ministër i Mbrojtjes Luan Rama (LSI)
Ministër i Transporteve Ylli Manjani (LSI)
Ministër i Integrimit Klajda Gjosha (LSI) ose Erjon Veliaj
Ministër i Bujqësisë Ervin Bushati
Ministër i Shëndetësisë Klodiana Spahiu ose Petrit Vargu
Ministër i Ekonomisë Mimi Kodheli
Ministër i Teknologjisë Milena Harito
Ministër i Punës Vangjel Dule (PBDNJ)
Ministër i Mjedisit Mark Frroku (PKDSH)