19°C

Tiranë

"Kryesisht me vranesira"

Lageshtia: 88%

Era: 0 km/h

Fituesit e univerisiteteve në mes të shtatorit

 

Të rinjtë që kanë aplikuar për në universitete do tju duhet të presin deri në mesin e muajit shtator për të  mësuar nëse kanë fituar një vënd në universitete apo jo. Kjo konfirmohet nga drejtuesit e agjensisë kombëtare të provimeve të cilët thonë se  rezultatet e fituesve do të shpallen vetëm pas përfundimit edhe të konkursve në disa prej universiteteve si në atë të sporteve, të arteteve si dhe në arkitekturë, konkurse këto që do të zhvillohen në javën e parë të shtatorit.


Aktualisht në agjensinë kombëtare të provimeve janë grumbulluar të gjithë formularët e plotësuar nga të rinjtë, ndërkohë që përpunimi i tyre do të bëhet pas konkurseve. Këtë vit pritet të fitojnë shkollën e lartë rreth 30 mijë maturantë, pasi kaq është dhe numri i kuotave të praniveme në universitetet publike.

Edhe për vitin akademik 2013-2014,  degët që kanë më shumë kuota pranimesh dhe që të rinjtë kanë më tepër shans të fitojnë janë degët si  drejtësia e cila këtë vit numëron plot 600 kuota pranimesh, mjekësia e përgjithshme rreth 300 si dhe  programet në degën e ekonomikut, dhe informatikës. Megjithatë ata që nuk do të ketë mundësi të fitojnë në sistemin full-time, do të kenë shansin për të konkuirruar edhe në atë partime, por ende nuk ka dalë një udhëzim i posacëm nga minsitria e arsimit se kur do të nisë faza e konkurrimit dhe se sa kuota do të jenë në total .